Italia shënoi 427 viktima vetëm gjatë ditës së djeshme nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave tashmë ka kaluar edhe atë të Kinës.
Italia numëron 3 405 viktima nga koronavirusi dhe mosha mesatare e të vdekurve është 80 vjeç.
Mediat italiane raportojnë sot mbi një tregues tejet shqetësues në lidhje me viktima, e cila ka të bëjë më mënyrën se si vdesin, shkruan abcnews.al.
Siç raporton sot TgCom, vetëm 13 për qind e viktimave të koronavirusit në Lombardi kanë ndërruar jetë në spital, kurse pjesa tjetër ka vdekur pa mbërritur ende në spital.
“Nga 2168 viktima ne Lombardi deri të enjten, vetëm 260 vdiqën në spital, kurse pjesa tjetër vdiqën pa mbërritur atje duke ndërruar jetë ose në shtëpi ose diku tjetër, por jo në spital”, raportojnë mediat italiane.
Në Itali numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 41 035. Teksa shifrat rriten në mënyrë të frikshme, si duket tashme shteti fqinj ia ka kaluar edhe Kinës për numrin e viktimave.
Me 427 viktimat e regjistruara vetëm 24 orët e fundit numri total i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Itali shkon në 3,405. Ndërkohë, Kina mban vendin e parë në botë sa i përket rasteve të konfirmuara në total me korornavirus, por numri i viktimave në vendin aziatik është 3,245.
Kjo e bën Italinë vendin e parë në botë për numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Vendin e tretë vazhdon ta mbajë Irani me 18,407 të infektuar dhe 1,284 viktima.
Kurba e epidemisë në Kinë, prej kohësh tashmë është në rënie. Brenda 24 orëve të fundit vendi numëron 34 raste të reja me të infektuar ndërsa personat që kanë ndërruar jetë janë tetë. /abcnews.al