Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi LIVE/ 5 raste të reja, rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri

schedule12:42 - 19 Mars, 2020

schedule 12:42 - 19 Mars, 2020

15:38 Qytetarët e Tiranës nxitojnë për të bërë blerjet brenda orës 10.00, jo të gjithë i binden orarit

Dita e parë  e mbylljes brenda shtëpisë në orën 10 ka bërë që qytetarët e Tiranës të nxitojnë për të  kapur orarin e kufizuar.

Këtë mëngjes rrugët janë të mbipoulluar, madje ka edhe qytetarë të cilët ecin ngjitur edhe pse kryeministri   ka lajmruar të martën se kjo ecje është e ndaluar dhe nëse konstatohet një gjë e tillë do të ndërshkohen me gjobë.

Qytetaret pasi kanë bërë blerjet,  nxitojnë  me trasta në duar, disa me biçikleta  që të respektojnë karantinën. Zbatimi i orës 8 me 10 , ka shënuar rradhë , si bankomate , ushqimore, para furrave të bukës, kompanive celularë dhe në tregun e fruta perimeve , ku shpesh distance sociale nuk zbatohej  edhe nga nxitimi. Shitësit të cilët janë në limitet e kohes , thonë se do rrine tek tezgat ne treg, pasi e kane shtepine larg pikës së shitjes dhe nuk arrijnë dot orarin e përcaktuar.



Jo të gjithe  kanë respektuar orarin, madje forcat e policisë kanë këshilluar. Ka qytetarë të cilët kanë shfrytëzuar këtë orarë, thjesht për të marrë ajër në rrugët e kryeqytetit.

14:58 Kryemadhi propozon planin: Nga heqja e taksave deri te pagat për ata që nuk punojnë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar planin për t’i ardhur në ndihmë  familjeve dhe bizneseve.

Në propozimet e LSI, kërkohet nga qeveria që të vendosë për heqjen e taksave lokale për të gjitha bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohës së karantinës. Po ashtu dhe t’u garantohet pagesa për personat që janë në punë dhe që nuk mund të punojnë dot. “Heqja e taksave lokale për te gjithë bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars dhe për gjate gjithë kohëzgjatjes se kufizimeve për shkak te karantinës.

Po ashtu kërkohet edhe garantimi i pageses me vlere 80% per te gjithe personat, qe jane ne pune, por nuk mund te punojne dhe per pasoje nuk paguhen per arsye te mbylljes se aktivitetit te sipermarrjes ku ata punojne per shkak te karantines, perfshire edhe te gjithe ushtruesit e profesioneve te lira”, thekson në propozimet e saj LSI.

14:23 UKT: Pezullohen kamatvonesat për të gjithë abonentët

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton duke nisur nga muaji mars do të pezullohen kamatvonesat për të gjithë abonentët. Sipas UKT një vendim i tillë është  marrë në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët të krijuar nga përhapja e virusit të ri.

“Në  kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e re që na krijuar pandemia nga virusi i ri, COVID-19 (Coronavirus), Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se duke nisur nga muaji mars do të pezullohen kamatvonesat për të gjithë abonentët.

14:16 Në rrugë pas orës 10:00, të pa bindurit nuk ju tremben gjobave, policia ndalon këmbësorët

Ora 10:00 nuk i kyçi të gjithë në shtëpi. Rrugët kryesisht u zbrazën, por pati nga ata që nuk përfillën paralajmërimet për gjobitje.

Blerjet vazhduan, edhe pse të kufizuara.  Ata që e neglizhojnë më shumë situatën, janë të moshuarit, të cilët vijojnë lëvizjet kryesisht me biçikletë.

Në rrugë kishte dhe nga ata që mbyllën orarin e punës. Këta të rinj sirianë duket se nuk e kuptojnë ndalimin e lëvizjes dhe po kthehen në kamp. Policia dhe ushtria vijuan këshillimet.

Nuk munguan gjobat ndaj automjeteve pa autorizim, ndërsa policia bashkiake po ju kërkon të kthehen në shtëpi këtyre banorëve duke ju folur nga makina.

14:13 U kapën në rrugë jashtë orarit të lejuar, gjobitën 165 qytetarë

Policia ka gjobitur 165 qytetarë me nga 10 000 lekë gjobë pasi u gjetën duke ecur në rrugë jashtë fashave të orareve të lejuara.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjobat u janë vënë atyre që u kapën në rrugë pas orës 10:00 të paradites së sotme.

“Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

14:04 Bashkia Shkodër: Situata emergjente kërkon masa urgjente!

Bashkia Shkodër ka kërkuar që në këtë situatë paniku duhet që të merren masa urgjendte nga ana e qeverisë.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të institucionit theksohet se duhet të merret në shqyrtim miratimi i propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në Shkodër.

Postimi i plotë:

Situata emergjente kërkon masa urgjente!

Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve

14:01 Elbasani i bindet urdhrit për të mos lëvizur pas orës 10:00, romët ngrihen në protestë

Vendimi për të mos lejuar lëvizjen e këmbësorëve pas orës 10:00 duket se është respektuar në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se pas këtij orari në qytet janë vërejtur shumë pak qytetarë. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit komuniteti rom në këtë qytet është ngritur në protestë. Ata kanë kërkuar ndihma nga autoritetet për shkak se situata është mjaft e vështirë. Po ashtu ata kanë kërkuar që të marrin ndihmën ekonomike ndonëse parakohe pasi gjendja e tyre është e rëndë.

Po ashtu edhe në qytetin e Peqint komuniteti rom ka protesuar ditën e djeshme para bashkisë. Gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë dhe urdhri për të qendruar në shtëpi e vështirëson edhe më shumë situatën.

13:54 Shkodër, qytetarët mbushin tregjet, tregtarët ankohen për oraret e reja

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi urdhri i kryeministrit që kufizohen edhe oraret kur njerëzit lejohen të dalin në rrugë për të kryer blerjet e nevojshme.

Tregu i Shkodrës ka patur më shumë lëvizje këtë mëngjes.

Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News në lidhje me situatën në treg dhe pakënaqësinë e konsumatrëve dhe tregëtarëve për orarin e ri.

13: 01 Fierakët ngelin në rrugë pas orarit zyrtar, policët ju kërkojnë të shkojnë në shtëpi

Banorët e Fierit kanë shkelur orarin zyrtar të izolimit. Pas orës 10 edhe pse ata nxitojnë për në banesa thonë se nuk kanë përfunduar dot në kohë aktivitetin e përditshëm.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC News se policia ju ka kërkuar të shkojnë në shtëpi.

Ndërkohë banorët shpehen të kënaqur në lidhje me masat e marra pasisipas tyre është në të mirë të të gjithëve.

“E di që mbaroi orari pr dola për një problem, jam shumë i kënaqur me këto vendime që janë marrë në interes të piopullit. Deri sa të arrij në shtëpi më duhet të gjej patjetër një noter pasi doja me i dërguar një letër kryeministrit. Kam një ankesë dhe dua tja dërgoj patjetër, por nuk po di se ku të mbështetem”, tha një qytetar.

12: 30 E shoqëruan vetëm tre veta, pastaj dezinfektuan rrugën: Momentet e pabesueshme nga varrimi i burrit që vdiq nga koronavirusi

66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë është dërguar për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit.

Gazetari Maksi Rama raporton për abcnews.al se në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona.

Ky është një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i bërë e detyrueshme nga kriza e koronavirusit.

Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.

12: 01 Babë e bir u vetëkarantinuan pas kthimit nga Italia, në fund telefonuan 127: Detaje nga vatra më e re e koronavirusit në Shqipëri

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë.

Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë.

ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

Ndërkohë, gazetari Leonidha Musaj raporton se konstatimi i dy rasteve të reja ka shkaktuar frikë në qytet.

Ndër të tjera, gazetari raporton:

“Bëhet fjalë për babë e bir që kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë. Pas kthimit nga Italia janë mbyllur në shtëpi, por kanë patur probleme shëndetësore dhe telefonuan numrin 127. Për fat të mirë, ata kanë qenë të vetëkarantinuar dhe kështu bie mundësia që të kenë infektuar persona të tjerë gjatë periudhës pas kthimit nga Italia”.

11: 45 64 të prekur, ku janë dy vatrat më të reja me koronavirus në Shqipëri

ISHP publikoi sot shifrat e reja të të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja duke e çuar numrin e të prekurve në 64.

Vlen për t’u theksuar se pesë rastet e reja me koronavirus janë në dy vatra të reja, njëra në Tiranë dhe tjetra në Kavajë.

Në Tiranë, janë konstatuar pozitiv tre shtetas italianë, kurse në Kavajë dy persona.

Bëhet fjalë për një burrë rreth 80 vjeç si edhe një tjetër 42 vjeçar.

Nuk ka ende të dhëna nga ISHP nëse ata kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe nëse kanë histori udhëtimi në Itali apo janë prekur nga persona të tjerë.

5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë

 

11: 32 të vdekur dhe 64 të prekur, rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri

Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. ISHP bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 5 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 64.

Shqipëria ka numëruar deri më tani dy të vdekur nga koronavirusi, ndërsa një burrë nga Tirana është në gjendje të rëndë tek Infektivi. Duhet theksuar se kemi dy vatra të reja infeksioni me koronavirus, njëra është në Kavajë dhe tjetra me tre shtetas italian në Tiranë.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar (vatër e re)

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/508072576765982/

E PLOTË

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!