Në rrugë pas orës 10:00, të pa bindurit nuk ju tremben gjobave, policia ndalon këmbësorët

schedule14:16 - 19 Mars, 2020

schedule 14:16 - 19 Mars, 2020

Ora 10:00 nuk i kyçi të gjithë në shtëpi. Rrugët kryesisht u zbrazën, por pati nga ata që nuk përfillën paralajmërimet për gjobitje.

Blerjet vazhduan, edhe pse të kufizuara.  Ata që e neglizhojnë më shumë situatën, janë të moshuarit, të cilët vijojnë lëvizjet kryesisht me biçikletë.

“Kemi dalë të bëjmë pazarin se duam të hamë. Nuk jam frikësuar fare’, thotë një e moshuar.

Në rrugë kishte dhe nga ata që mbyllën orarin e punës. Këta të rinj sirianë duket se nuk e kuptojnë ndalimin e lëvizjes dhe po kthehen në kamp.

Policia dhe ushtria vijuan këshillimet.

Nuk munguan gjobat ndaj automjeteve pa autorizim, ndërsa policia bashkiake po ju kërkon të kthehen në shtëpi këtyre banorëve duke ju folur nga makina.

E pakënaqur nga urdhëresat duket kjo zonjë që ka dalë me qenin e saj.  Thuajse të gjitha bizneset kanë kycur dyert në mëngesë të blerësve. /abcnews.al