Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton duke nisur nga muaji mars do të pezullohen kamatvonesat për të gjithë abonentët. Sipas UKT një vendim i tillë është marrë në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët të krijuar nga përhapja e virusit të ri.
“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e re që na krijuar pandemia nga virusi i ri, COVID-19 (Coronavirus), Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se duke nisur nga muaji mars do të pezullohen kamatvonesat për të gjithë abonentët.
Jemi pranë konsumatorëve për të dhënë shërbimin e duhur!”, njofton UKT. /abcnews.al