“Do t’ju trokasë policia në derë”, Rama nxjerr SMS-në për ata që kanë hyrë nga Italia

schedule18:39 - 13 Mars, 2020

schedule 18:39 - 13 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sërish për masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Rama bën me dije se Policia e Shtetit ka adresat e gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit.

Ai thekson se Policia ka adresat e tyre, numrat e telefonit si dhe do të trokitet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor.

Madje një mesazh i posaçëm i çohet nga autoritetet këtrye personave që e zbulon Rama në “Facebook”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!