Çohu mos rri këtu! Policia bashkiake, shesheve të Tiranës për të futur qytetarët në shtëpi

schedule17:13 - 13 Mars, 2020

schedule 17:13 - 13 Mars, 2020

Të moshurit në Tiranë vijojnë të mos jenë zbatues të këshillave për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit që deri më tani në vendin tonë është shënuar 1 viktime dhe 33 persona janë konfirmuar të prekur.

Pasditen e kësaj të premteje policia bashkiake është detyruar që në Sheshin e Shtraus në Tiranë, të kontaktojë të moshuarit dhe ti këshillojë ato se pse është e rëndësishme që të zbatohen masat.

 

“Ruan veten tate ruan mua dhe ruan të gjithë. Jeni pa maskë më mirë shkoni dhe rrini në shtëpi që të ruani vete. Dueht të kujdeseni që të mos ju zërë koronavirusi.”, thotë punonjësi i bashkisë. /abcnews.al