Kryeministri Rama në një lidhje drejtpërdrejtë nga faqja e tij në rrjetet sociale njoftoi masat e marra të cilat në ditët në vazhdim do të përshkallëzohen.
Rama tha se gjatë fundjavës do të ndalohet qarkullimi në Tiranë e Durrës, për makinat private dhe të transportit të pasagjerëve që hyjnë e dalin në rrethet Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Fier, Vlorë.
Më tej Rama theksoi se nga nesër do të duhet të mbyllen fasoneritë dhe kompanitë e call-centerave.
“Jo më një luftë mund ta humbësh nëse je i painformuar dhe i keqinfoermuar . Prandaj me maskën mbrojtëse të dyshimit të plotë në vend të debateve televizive të ekspertëve të zbatojmë me sy mbyllur në këtë situatë lufte, larjen e duarve, hapjen e dritareve, izolimin në shtëpi, dhe të mësojmë disa gjëra të thjeshta.
Ky grip nuk ndalet të shkojë kudo, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohet me masa drastike, shumëkush mendon gabimisht se po të ishin mbyllur kufijtë Shqipëria nuk do ishte e prekur por kur ra murtaja nuk kishte makina dhe lëvizje dhe nuk e ndaloi epideminë.
Pse ngadalësimi i masave është jetik?
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318347515791188/
Së pari nguliteni mirë në kokë, ky është grip i zakonshëm por me veçori të jashtëzakonshme, vetëm 20 % të tjetër do kenë shenja të ndryshme, ndërsa 80 % do ta kalojnë lehtë dhe pa shenja. Në shumicën dërrmuese ata që do shfaqin shqetësime janë me sëmundje kronike, të moshuar etj.
E dyta i jep shkencës botërore të zbulojë vaksinën që duhet botës për të ndalur këtë virus.
E thënë shkoqur nëse do thoni se “po e marrim lehtë dhe hajt se do e kalojmë shkon në katastrofë kombëtare”
Ndaj ne sot kemi marrë masa të reja, ndaj mirëkuptoni dhe zbatojini ato:
Nga e premtja në 6 të mëngjesit deri të dielën në mesnatë do të blindohet Tirana dhe Durrësi dhe nuk do të lejohet qarkullimi.
Nga e premtja në orën 6 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private dhe taksive të të gjithë llojeve, nga e premtja në orën 6 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi në rrethe.
E përsëris ky është një grip që do të prek shumë prej nesh dhe se më shumë se 80 5 do e kalojnë pa shqetësime, ndërsa 20 % mund të shfaqin shqetësime.
Gjithsesi shumica e të shtruarve në spital shërohet, kam besim dhe kini besim se nuk kemi në dorë ta vrasim por ta ndalojmë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin.
Përveç ndërgjegjësimit sa më të shpejtë, dhe zbatimit të të gjithë rregullave ne kemi marrë masat dhe do ti përshkallëzojmë edhe në vazhdim.
Sipërmarrjet që kryejnë shërbime ushqime e mallrash, do të lëvizin por duhet të akreditohen në policinë e shtetit.
Administrata shtetërore nesër do të jetë pushim, ndërkohë punonjësit që kryejnë funksione të domosdoshme duhet t akreditohen pranë policisë së shtetit emër-për emër.
Drejtoria e transportit rrugor do të mbyllë shërbimet e saj deri në një njoftim të dytë.
Të gjitha fatet e proceset e lidhura me këtë drejtori pezullohen. Shërbimet informative, mediat televizive, duhet të akreditojnë automjetet dhe trupat e tyre në policinë e shtetit në Tiranë.
Kjo masë drastike për këtë hap tjetër për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në territorin tonë do të ndërmerren masa t tjera. Shoqëritë fasone dhe call –centerat do të jenë mbyllur nga dita e nesërme deri në një njoftim tjetër. Në rast se kur të rifillojnë aktivitetin konstatohen se nuk kanë respektuar rregullat për punonjësit jo vetëm që do të përgjigjen dhe do të merren masa por do të mbyllen për edhe më mbrapa
Ne do ta mundim këtë armik duke mos u ndarë në asnjë palë dhe duke mos u ndarë në qytetar e shtet por sot jemi një popull i cili përbëhet nga anëtarë të një familje. Nën uniformën e policisë, ushtarak, mjekësor janë njësoj të prekshëm dhe janë njësoj të detyruar të bëhen bashkë për të larguar rrezikun që i kërcënon të gjithë.
Me durim do ja dalim dhe kjo nuk është një fjali e radhës por është bindja ime e thellë që e ndaj me ju. Edhe unë jam një qytetar, prind dhe bir i një nëne, pjesë e një familje që e dua pa fund por më duhet të sakrifikoj që të mos bëhem problem për ta. Sot në mbrëmje do komunikojmë përsëri, në këtë postim shkruajini të gjithë postimet tuaja shqetësimet tuaja, që shtrihen në Tiranë e Durrës”, tha Rama./abcnews.al