Veliaj: Tirana së shpejti me Teatrin e ri Kombëtar pa kullë

schedule11:21 - 16 Shkurt, 2018

schedule 11:21 - 16 Shkurt, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës , në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës do të nisë shumë shpejt ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar, i  cili do të jetë pa kullë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  deklaroi se shpejti Tirana do të ketë një teatër të ri modern pa kullë.  Veliaj tha se Bashkia po bashkëpunon me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Kulturës për një teatër modern dhe me parametra bashkëkohore.

 

Kreu i Bashkisë tha se  projektet e mira, kërkoin durim dhe bashkëpunim nga të gjithë.  Ai tha se asgjë nuk është e pamundur dhe kujtoi paragjykimet për  ndërtimin e sheshit “Skënderbej”,  “Pazarin i Ri”, apo Këndin e Lodrave .

 

Deklaratat kryebashkiaku i bëri gjatë koncertit  “Vienna Salutes Tirana”, i cili çeli zyrtarisht Vitin Kulturor Austri-Shqipëri në Tiranë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!