Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berati, urë lidhëse me arbëreshët/ Vera bashkon Shqipërinë dhe Italinë

schedule22:54 - 14 Tetor, 2026

schedule 22:54 - 14 Tetor, 2026

Për 3 ditë, Berati u kthye në kryeqytetin shqiptar të verës. Wine and storys of Berat, solli në qytetin e një mbi një dritareve, kantinat, prodhuesit, turistët dhe dashamirësit e verës.

Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Achile Provenzano deklaroi për emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” në ABC News, se Berati është një tokë që ka shumë për të thënë për verën.

Provenzano theksoi se Berati dhe Kalabria kanë shumë gjëra të përbashkëta, një prej tyre është padyshim vera dhe dashuria për tokën dhe për atë që toka prodhon të mirë.



Artur Nura: Përshëndetje, Konsull. Nuk jemi në Vlorë, jemi në Berat. Si ka mundësi?

Achile Provenzano: Siç është, Artur, jemi në Berat sepse ka një event të jashtëzakonshëm, një event kushtuar verës, në një tokë që ka shumë për të thënë për verën, për vajin e ullirit. Berati është një rajon i Shqipërisë që ka shumë për të thënë për ekselencat enogastronomike dhe, në këtë rast, jemi pikërisht këtu për të prekur nga afër një prej ekselencave të tij, që është pikërisht vera e zonës së Beratit.

Artur Nura: Por ju vini nga Kalabria, pra keni diçka të ngjashme, apo jo?

Achile Provenzano: Jemi vëllezër, jemi më shumë se…

Artur Nura: Keni edhe verë, vaj ulliri dhe gjithashtu…

Achile Provenzano : Kemi shumë gjëra të përbashkëta, shumë gjëra të bukura të përbashkëta. Një prej tyre është padyshim vera dhe dashuria për tokën dhe për atë që toka prodhon të mirë.

Artur Nura : Ju jeni sigurisht i informuar për binjakëzimin që Berati ka bërë me komunat arbëreshe të Kalabrisë dhe të Molises. Si e shikoni këtë gjë?

Achile Provenzano : Epo, binjakëzimet… Në radhë të parë, binjakëzimet i afrojnë komunitetet që, në vetvete, kanë afinitete të rëndësishme, prandaj është e drejtë që të takohen dhe të ndjekin rrugë të përbashkëta, sepse edhe në pritje që Shqipëria të hyjë në Evropë, gjë që natyrisht shpresojmë të gjithë të ndodhë shumë shpejt, ato krijojnë kushtet për një integrim që tani. Prandaj janë padyshim iniciativa pozitive.

Artur Nura: A e keni zgjedhur tashmë verën italiane që duhet të degustojmë?

Achile Provenzano: Jo, fillimisht do të zbuloj atë shqiptare dhe më pas do të kalojmë te verërat italiane.

Artur Nura: Edhe unë do t’ju ndjek.

Achile Provenzano: Faleminderit.

Artur Nura: Faleminderit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!