Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama-italianit: S’ta jap dorën sepse vjen nga zona e koronavirusit

schedule11:42 - 7 Mars, 2020

schedule 11:42 - 7 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët e Shijakut për procesin e rindërtimit i cili u shpreh se është një proces që kërkon kohë edhe punë. Gjithashtu ai theksoi se rindërtimi i shkollave do të bëhet njësoj si i shtëpive.

“Detyra jonë në këtë krizë është të shikojmë  edhe mundësitë. Mundësia që na jep kriza është që ato objekte shtëpi individualë, pallate, kopshte, çerdhe që tërmeti i bëri të parindërtueshme ti bëjë më të mira”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ftoi arkitektin italian të projektit dukë bër shaka me të.



“Nuk po ja jap dorën se ky vjen nga Italia dhe nuk i dihet“, tha Rama me shaka duke shkaktuar të qeshura. Pas sekonda më vonë kryeministri i zgjati dorën arkitektit italian duke thënë se nuk duhet krijuar panik mbi koronavirusin.

“Mbase nuk dhashë shembull pedagogjik me dhënien e dorës, por jam jo fort i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin që sigurisht është një problem patjetër, përbën shqetësim të madh për ne, gjithë botën, vende e fuqira shumë të mëdha po ndeshen e kanë vështirësi shumë të mëdha, por ajo që është e sigurt që krahas me epideminë që ka të panjohurat e veta ka një epidemi të lajmeve të rreme, komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthin e pasigurinë te njerëzit dhe kjo sipas porosive që jep OBSH nuk ndihmon, por pengon shumë”- tha Rama.

Ai ka theksuar se deri sot nuk kemi rast në Shqipëri, duke akuzuar burimet e asaj që ai i ka cilësuar infodemi, që përhapin bashkë me lajmet e rreme, edhe panik ndër njerëz.

“Se ka në burimet e infodemisë gjëra që janë kërcënuese për psikologjinë, por ka në Shqipëri që me qëllim duan të përhapin panik, shpresojnë të bëhet rrëmujë, urojnë që njerëzit të humbasin arsyen e të dalin rrugëve e pastaj të dali ku të dali, e dini shumë mirë kush i ushqen, e pse i ushqen, thonë se ka ardhur, e kemi fshehur etj, është e pamundur të ndodhë se jemi pjesë e rrjetit të koordinuar me OBSH, mos ardhtë kurrë por i kemi bërë përgatitjet, nëse vjen do e përballojmë”- tha Rama.

 

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se 4000 familje do të marrin shtëpinë e tyre, falas dhe do të gëzojnë vitin e ri në banesat e tyre të reja, ndërsa qyteti i Shijakut, do të kthehet në një zonë potenciale ekonomike e turizmi, falë rindërtimit.

“Besojmë se 4000 familje padiskutim do të jenë me shtëpi të re. pastaj është pjesë tjetër e vogël që mbase mund të mbetet për një periudhë një mujore më gjatë, për apartamentet duhet pak më shumë kohë dhe pak më shumë durim, pasi këtu nuk bëhet fjalë për të rindërtuar më si më para.

Këto shtëpi janë falas dhe nuk do të paguan asnjë qindarkë. Çdo ëndërr që shesh me sy hapur po pate vullnetin për ti shuar nga pas do realizohet.

Kështu thonin për Belshin kur thoja që do bëhet një qytet turistik, por dhe Shijaku do kthehet në një preferencë për  turistët. Rindërtimi ëhstë një platformë edhe e zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët, qytetin por dhe vendin, pasi një shumë e madhe kapitali do hyjë në buxhet dhe ekonominë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar projektet e rindërtimit të zonës së Shijakut, ku shprehet se në këtë zonë do të strehohen 598 familje dhe se në këtë rast nuk do të kemi krijimin e lagjeve të reja por ndërtimet do të bëhen në vendet ku janë dëmtuar banesat dhe pallatet pasi fatmirësisht në këtë zonë nuk kemi viktima.

” Shtëpitë janë të ndara në 3 modele 1 + 1 ; 2+1  ; 3+1 teknologjia e përdorur është re  që siguron mbrojtjen ndaj tërmetit, daj erës dhe materiale që përdoren për ndërtimin janë  të riciklueshme. Montimi  këtyre i shtëpive është shumë i shpejtë për 30 ditë dhe kanë garanci deri në 70 që do të thotë që për 70 vite nuk d të keni nevojën e asnjë lloj ndërhyrje në shtëpinë tuaj. në Shijak nuk kemi modelin e krijimin e lagjeve të reja, por do të rindërtojmë në të njëjtin vend ku janë dëmtuar pallatet dhe banesat”, u shpreh ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!