Brian Brown kishte mundësinë më të mirë për të ndëshkuar Teutën, por pak metra me portën e Stivi Frashërit nuk ia doli dot. Korçari shpëtoi ekipin e tij, ndërsa xhamajkani vuri duart në kokë.
Në të njëjtën kohë portieri i Teutës u kap me shokun e tij të skuadrës, mbrojtësin Blagoja Todorovski. Frashëri kishte pretendime për pozicionin e tij. Në atë moment ndërhynë Rustem Hoxha dhe Renato Arapi ndërhynë për të qetësuar shokët e skuadrës. /abcnews.al