Rikthehet Serie A, Juventus-Inter dhe 5 sfida të tjera do të luhen në fundjavë

schedule16:54 - 4 Mars, 2020

schedule 16:54 - 4 Mars, 2020

Flitej se të gjithë evenimentet sportive në Itali do të pezulloheshin për 1 muaj, me urdhër të Kryeministrit të Italisë, por sot, ka pasur zhvillime të fundit. Gjashtë ndeshje të Serie A, që u shtynë fundjavën e kaluar, do të luhen këtë fundjavë.

Gjashtë sfidat që do të luhen këtë fundjavë, janë: Milan-Genoa, Udinese-Florentina, Sampdoria-Verona, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Juventus-Inter.

CEO i Interit, Beppe Marotta, tha: “Objektivi është të luajmë sa më shpesh të jetë e mundur, por normalisht shëndeti kalon në radhë të parë. Po presim zhvillime nga Qeveria e Italisë, por për momentin do të zbresin në fushë. Me dyer të mbyllura, por kjo është mënyra e vetme”, u shpreh Marotta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!