Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbështetje të plotë nga Edi Rama për heqjen e taksës ndaj mallrave serbve, javën e shkuar. Madje, kryeministri shqiptar mendon se ky vendim i jep Albin Kurtit postin e kryeministrit.
“Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit”, shprehet Rama.
Rama nuk harroi të thumbojë në këtë reagim të tij ish-krryeministrin Ramush Haradinaj, i cili më parë ka thënë se vendosja e taksës ishte vendimi më i guximshëm i qeverisë së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
“Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.”
I menjërshëm ishte dhe reagimi i Ramush Haradinajt ndaj Edi Ramës.
Ai vijon ti qëndrojë deklarimeve të tij të mëparshme se kryeministri shqiptar po zbaton një plan serb.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, tha Haradinaj.
Përplasjet e forta mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt nisën pikërisht për çështjen e taksës në Samitin e Berlinit që u zhvillua në prill të 2019. Haaradinaj në atë kohë u shpreh se Rama i kishte bërë presion për pezulllimin e taksësë. Në atë kohë taksa nuk u pezullua, por ky vendim është marrë tashmë nga qeveria e Albin Kurtit.
Ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, ndërsa theksoi se tarifa do të hiqet plotësisht më 1 prill të vitit 2020, në rast se Serbia dëshmon se do të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës./abcnews.al