Idriz Batha, mesfushori i Tiranës, ka dhënë një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për derbin me Partizanin. Mesfushori, mes të tjerash foli edhe për golin që i shënoi Kukësit në goditje dënimi. Për bardheblutë ishte pika e kthesës dhe më pas erdhi edhe goli i fitores, që i dha skuadrës kryeqytetase edhe kreun e klasifikimit.
“Ishte një realizim shumë i bukur, për mendimin tim. Sidomos në atë minutë dhe në atë ndeshje të rëndësishme. Është me të vërtetë një gol i veçantë. Të jem i sinqertë gjuajtja dhe dy faulle të tjera në atë ndeshje dhe mendoja me vete ‘po sikur ta humbas këtë’. Ishte krijuar ajo atmosfera edhe në stadium edhe në fushë, sikur të gjithë po më shikonin dhe po më kërkonin ta bëja gol”, tregon Batha në Supersport.
LEXO EDHE: Numri 55, sekreti i goditjeve të dënimit dhe sfida me Hoxhën: derbi i Bathës
Mesfushori vijon të flasë: “Ishte një ngarkesë shumë e madhe edhe për mua. Ndoshta edhe fati ka pjesën e vet, por unë zgjodha të bëja një goditje të tillë. Është diçka e bukur, ishte një gol me rëndësi shumë të madhe. Ishte një nga ndeshjet, që në karrierën time gati 9-vjeçare në Superiore, nuk e kisha përjetuar ndonjëherë këtë lloj ndeshje, këtë lloj emocioni që të kthesh ndeshjen brenda dy minutave, sidomos ndaj rivalit më të fortë. Është diçka e bukur”.
Batha ndëshkoi Dashamir Xhikën, të cilin e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe e njeh mirë. “Unë e njoh shumë mirë portierin Xhika dhe ai ka pak si tendencë që të shkojë një kohë përpara. Kisha dy alternativa:Ta godisja në krahun e Gjikës dhe ta kapja në kundërkohë, ose ta gjuaja mbi mur. Frika ime e vetme ishte që ai do shkonte para kohe dhe më nxirrte mua shumë keq në këtë rast. Por ai nuk mendoi kështu dhe më mirë për mua”, përfundon mesfushori. /abcnews.al