Nga 3 tetori, sipas astrologes Antigona Kotorri, dashuria hyn në një periudhë të pazakontë. Venusi, planeti i dashurisë dhe vlerave, nis lëvizjen retrograde dhe sjell në vëmendje marrëdhënie të së shkuarës.
Ish-partnerë mund të rikthehen, mesazhe të papritura mund të shfaqen dhe ndjenja të harruara mund të rishfaqen. Venusi qëndron në Akrep deri më 25 tetor, duke e bërë këtë periudhë më intensive dhe pasionante.
Por kulmi vjen më 23 tetor, kur Venusi takohet me Diellin në Akrep. Sipas astrologes, kjo është një pikë ku sekrete mund të dalin në dritë dhe e vërteta për një marrëdhënie të bëhet më e qartë.
Pas 26 tetorit, Venusi rikthehet në Peshore dhe dilema bëhet e fortë: a ia vlen një shans i dytë apo është koha për ta mbyllur përfundimisht?
Kjo periudhë, sipas astrologjisë, nuk favorizon vendimet e nxituara, por rishikimin e marrëdhënieve dhe vlerave personale. Një rikthim mund të jetë një mundësi për sqarim, por edhe një përballje me atë që nuk është mbyllur ende.
Antigona Kotorri sjell datat dhe periudhat që duhen mbajtur shënim për dashurinë. Dhe një këshillë për të gjithë: horoskopi nuk lexohet vetëm nga shenja e Diellit, por edhe nga Ashendenti dhe Hëna. A do të trokasin sërish dashuritë e vjetra? Përgjigjen e sjell Venusi retrograd./abcnews.al


