Pas shumë përpjekjesh, sfida e luajtur në “Philip Stadium” të Eindhoven u zhbvllokua në minutën e 31-të, me një goditje direkte të Koopmeiners.
Për suprizë të vendasve, Serbia u kthye shpejt në lojë dhe pas katër minutash barazoi me Cvetkovic në pjesën e parë.
Pas pushimit, të dyja skuadrat provuan të gjenin sërish rrugën e rrjetës, por më të mirën morën sërish holandezët, që në minutën e 72-të shënuan golin e dytë me Zirkzee.
Por për të ruajtur fitoren, skuadra e Xavi Hernandez kishte nevojë për shumë fat në shtesë, kur portieri dhe traversa e shpëtuan nga barazimi.
Në fund, festa ishte për Holandën, që me 8 pikë sa Greqia, por me golaverazh më të mirë merr kreun e grupit të saj në Ligën A, duke lënë pas rivalët e mëdhenj të Gjermanisë.


