Pacientët erdhën nga Italia, tre raste të dyshuara me koronavirus në Kosovë

schedule16:15 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:15 - 25 Shkurt, 2020

Në Kosovë në momentin që Italia po përballet me frikën nga koronavirusi tre raste të reja të dyshuar po vëzhgohen në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Mediat kosovare raportojnë se rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotme. Siç njofon QKUK’ja, të tre pacientët që dyshohen se janë të prekur nga virusi, kanë ardhur nga Italia ku tashmë janë konfirmuar dhjetëra raste të të prekurve prej koronavirusit.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë, rezultatet për të cilët rezultuan negativ. Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi.

Gjithashtu Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!