Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për të gjithë personat e ndaluar gjatë operacionit “Porosia” në Elbasan. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të struktuar kriminal, të cilët merrnin porosi nga persona të ndryshem për të montuar mina.
Të ndaluarit e operacionit “Porosia” në Elbasan u shoqëruan në gjykatë.
Për të gjithë gjykata vendoi masën e sigurisë arrest me burg.
Pjesë e bandës se eksplozivit ishin Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo”.
Sipas prokurorit të çështjes Ramazan Avdiu ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Avokatët mbrojtës kërkuan që të jepet një masë më e lehtë sigurie pasi sipas tyre, nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme si të implikuar në ngjarje kriminale.
Por trupi gjykues vendosi që të qëndrojnë në qeli.
Te gjithe u arrestuan dite me pare gjate nje aksioni qe udhehiqej nga drejtori i policise se Elbasanit Altin Qato. Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa.
Grupi dyshohet se merrte porosi për të montuar mina. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.
/abcnews.al