Analisti Martin Leka ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC News protestën e dhunshme të studentëve të cilët janë përplasur me policinë dhe kanë mësyrë duke i vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.
Sipas Lekës protesta nuk është studentore dhe se vendi ndodhet në kushtet e ngjashme të trazirave të 14 shtatorit të vitit 1998.
“Këta nuk janë studentë. I vetmi ndryshim me 14 shtator e 1998 është vetëm fakti që nuk kanë ndërhyrë në RTSH me dhunë. Kësaj natyre janë edhe këta, por janë më të sofistikuar. Është bërë normë demokratike tek ne, që ne duhet të themi që protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna është e papranueshme. Kjo është dembelizëm, është fiks ajo që ka thënë Niko Peleshi, por ata as e dinë se kush është”, tha Leka.


