Analisti Frrok Çupi thotë se qytetarët duan siguri dhe qetësi, e jo protesta të dhunshme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se shteti duhet të përdorë forcë kundër protestuesve të dhunshëm.
Ndërsa analisti Martin Leka deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për sigurinë e vendit.
Frrok Çupi: Nuk besoj të ketë fazë të katërt. Po të ketë fazë të katërt, njerëzit do mbrohen vetë. Vetëm civilët mund t’u heqin maskat atyre. Franca, Spanja, Gjermania janë në një situatë të tillë. Shteti nesër, me patjetër ose duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme ose të zbatojë skemat e Erdogan, kur kishte grusht shteti. Kjo demokraci zgjidhet me masa ekstra demokratike. Nuk mund të ketë vetëm demokraci sentimentale. Qytetarët duan siguri dhe qetësi. Shtet do të thotë forcë. Duhet përdorur forca kundër forcës.
Martin Leka: Unë i kam llogaritur, sepse kështu ka dashur ta bëjë Edi Rama qeverinë, me një kryeministër dhe me një ministër. Është vetë edhe ministër i Arsimit, i Brendshëm, etj. Unë si qytetar e kërkoj llogarinë te kryeministri i vendit tim. Dua siguri. Nëse nuk ma jep sigurinë përmes levave që ka shteti, unë kam të drejtë, i them, liro rrugën vëlla, më gjej një alternativë tjetër. Kemi një protestë, po të isha në vendin e Edi Ramës, brenda 45 ditësh do shpallja zgjedhjet. Do thoja, hajdeni ju, masim forcat kush është më i zoti. Kështu do bëja unë. Ai si duket është frikacak, nuk e bën dot. Protesta deri tani është anonime, nuk di kujt t’i adresohem./abcnews.al


