Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Tiranë pamë një lëvizje Antifa”/ Protesta, Çupi: Nesër qytetarët mund të kërkojnë armë për t’u mbrojtur

schedule20:48 - 14 Tetor, 2026

schedule 20:48 - 14 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar protestën e dhunshme dhe përplasjet mes studentëve dhe policisë, si dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.

Çupi e ka lidhur situatën me dhunën e vitit 1998, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe duke theksuar se, sipas tij, protesta po përdoret si mbulesë për akte dhune që nuk lidhen domosdoshmërisht me kauzën studentore. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të situatës dhe pasojat që mund të ketë për shoqërinë.

“Dhuna e 1998 është këtu prezentë, sepse nuk ka funksionuar policia për ta zhbërë një dhunë të tillë. Unë mendoj që ka shumë elementë të Huthëve. Në Tiranë pamë një lëvizje Antifa. Nesër qytetarët mund të kërkojnë armë për t’u mbrojtur, jemi në situata të rënda. Jemi në filma e histori halabakësh. Është një dhunë që është paketuar gabimisht në zarfin e studentëve”, tha analisti.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!