Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transformohet Tirana/ “Ku është shteti?”, Minxhozi: Pas këmbës së thyer që tundej, nuk duhej pasivitet…

schedule20:56 - 14 Tetor, 2026

schedule 20:56 - 14 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi ka ngritur pikëpyetje mbi reagimin e shtetit dhe institucioneve pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke vënë theksin te siguria e qytetarëve, dëmet e shkaktuara.

Sipas analistit, ndryshe nga ngjarjet e vitit 1998, të cilat ishin të kufizuara në hapësirë dhe në kohë, situata e sotme ka marrë përmasa më të gjera gjeografike.

Minxhozi theksoi se gjatë protestës nuk dihen emrat e personave të përfshirë, ndërsa fytyrat e tyre janë të mbuluara. Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e partive politike dhe të shtetit, duke ngritur shqetësimin për rolin e institucioneve në mbrojtjen e qytetarëve dhe të bizneseve.



“Ku është shteti? I besojmë sigurinë tonë, jetën, apartamentet.

Në këtë ngjarje kaq dramatike për Tiranën sot, dhe jo të kufizuar në hapësirë dhe në kohë si në ’98, por ka marrë gjeografi.

Ne, në këtë protestë, nuk dimë asnjë emër, fytyrat janë të mbuluara, partitë heshtin, hesht edhe shteti. Ku janë institucionet e shtetit për të mbrojtur tregtarët që janë të zhytur me kredi dhe gjejnë dyqanin të shkrumbuar? Ku është shteti?

Duhet të përjetojmë sot, meqë dje pamë një imazh të rëndë të këmbës që tundej, ne, për hir të atij imazhi, sot duhet të përjetojmë pasivitetin e shtetit.

Mungesa e shtetit vihet re edhe në një situatë sociale dhe ekonomike. E kam me kornizën e njerëzve që rrinë indiferentë dhe nuk protestojnë.

Pashë cilat shtete në Europë nuk kishin hartuar asnjë listë ndihme: Zvicra, Norvegjia, Ukraina, Shqipëria, Kosova. Do të doja që shteti im të ishte prezent edhe në këtë drejtim.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!