Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“M’i vrau djemtë, edhe brodhi Botën”/ Ekskluzive, Sokol Hoxhës iu pranua parashkrimi i dënimit, flet nëna e dy vëllezërve Banaj

schedule11:20 - 13 Tetor, 2026

schedule 11:20 - 13 Tetor, 2026

Familjarët e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos janë tronditur nga vendimi i Gjykatës së Fierit për shuarjen e dënimit me 25 vite burg ndaj Sokol Hoxhës, autorin e vrasjes së dy vëllezërve në mars të vitit 1997.

Me lot në sy, nëna e dy djemve rikujton momentet e tmerrit kur mori lajmin për vrasjen e tyre. Njëri prej djemve ishte i martuar dhe la pas një fëmijë vetëm 20 muajsh, ndërsa tjetri sapo kishte mbushur 21 vjeç.

‘Ai brodhi gjithë botën si deshi ai. Iku në moment, m’i vrau djemtë, edhe brodhi gjithë botën e nuk u bë gjë për djemtë e mi, çfarë shteti është ky? Unë jam nënë, dhe me ata fëmijë jemi bërë gjysmakë”



Për gati tri dekada, familjarët pritën që autori të vihej para drejtësisë dhe të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Por vendimi i fundit, që i jep fund ekzekutimit të këtij dënimi për shkak të parashkrimit, ka rikthyer dhimbjen dhe ka shkaktuar indinjatë te familja dhe banorët e zonës.

Vendimi u dha një ditë më parë nga gjyqtarja Aurora Tusha, në përputhje me kërkesën e prokurores Malbora Dinaj, e cila argumentoi se kishin kaluar afatet ligjore për parashkrimin e dënimit penal.

Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 6 gusht, pas arrestimit në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”.

Në një njoftim zyrtar  burgu i Fierit, sqaroi se vendimi për shuarjen e dënimit në Shqipëri nuk do të thotë se Hoxha do të lirohet, pasi në datë 08 tetor gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për llogari të drejtësisë belge, ku pak kohë pas vrasjes në Patos, Hoxha vrau një vajzë nga Elbasani në Bruksel. Ai u dënua edhe atje në mungesë me burgim të përjetshëm.

LEXO EDHE: Vrasësi i vëllezërve Banaj u kap në SHBA, por dënimi iu parashkrua/ Familjarët për ABC News: U tradhtuam nga drejtësia!

E ekstradon SHBA/ Gjykata e Fierit i pranon ankimin për parashkrim të veprës së vrasjes, burgjet: Sokol Hoxha nuk është liruar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!