Tre shqiptarë janë arrestuar në Arta të Greqisë, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Media greke “epiruspost” shkruan se janë sekuestruar 2 kg e 402 gram heroinë.
Ata e kishin kthyer një copë toke në Keramats të Arta-s në bazë të depozitimit të drogës. Si vend sekret për ta fshehur drogën kishin zgjedhur një tub të ujërave të zeza, të vjetër, që nuk ishte në përdorim.
Oficerët e policisë pas një hetimi për trafikun e drogës arrestuan tre shtetasit shqiptar të moshës, 29, 40 dhe 42 vjeç, si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës.
Siç shihet edhe në foto, gjatë aksionit policor u gjetën 9 pako me nga 402 gram heroinë secila.
Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete, 700 euro, 4 telefona celularë. /abcnews.al