“Dua të më ndjesh”, Selena Gomez sërish këngë për Justin Bieber

schedule08:55 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:55 - 22 Shkurt, 2020

Ndoshta për disa Selena Gomez dhe Justin Bieber janë bërë për njëri-tjetrin, por kjo s’ka më pikë rëndësie. Kanë goxha vite të ndarë, Justin është një burrë i martuar dhe Selena nuk pushon së thëni lart e poshtë se e ka mbyllur atë kapitull të jetës.

Ajo publikoi “Feel Me,” një këngë që e ka shkruar në mes të 2016-s. Sipas saj, fansat po kërkonin me ngulm ta publikonte dhe prandaj e bëri shkruan Seventeen.

Teksi i këngës është shkruar nga perspektiva e Selena-s, që i kërkon Justin të mendojë për të kur del me vajza të tjera. Në periudhën që u shkruajt, Justin filloi të shoqërohej me Hailey Baldëin dhe Sofia Richie.

Sa herë që buzët e tua prekin dikë tjetër / Dua të më ndjesh

Nuk dua të ngec / Në ngjitjet dhe rëniet e tua / Për sa kohë s’je me mua / Do të jesh vetëm

Selena tha se s’e përfshiu në albumin “Rare” sepse “Feel Me” s’i përputhet sentimentit të këngëve të tjera./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!