“Sarri i madh, njësoj si Klopp e Guardiola. E tentova kur ishte tek Empoli”

schedule18:42 - 21 Shkurt, 2020

schedule 18:42 - 21 Shkurt, 2020

Jean Michel Aulas është një ndër presidentët më jetëgjatë të futbollit. 70-vjeçari ndodhet në krye të Lyon prej vitit 1987 dhe së fundmi ka dhënë një prononcim për Tuttosport, aty ku ndalet edhe te Maurizio Sarri.

Francezi e vlerëson shumë trajnerin e Juventusit dhe zbulon se ishte gati t’i dhuronte pankinën e Lyon. Sarri ishte trajneri i Empolit, por akordi nuk u arrit dhe italiani u transferua te skuadra e Napolit.

Sarrin e vë në një nivel me Guardiolën, Klopp dhe trajnerët më të mirë. Te Chelsea kreu një punë të jashtëzakonshme, por unë e vlerësoj që kur ishte trajneri i Empolit. Tentova ta merrja te Lyon përpara se të kalonte te Napoli. Nuk komunikova direkt me të, fola me agjentin e tij“, deklaron presidenti i klubit francez. /abcnews.al

 

Jean Michel Aulas

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!