Gola, shumë emocione, por asnjë fitues. Olimpik Lion dhe Manchester United shtynë për në ndeshjen e kthimit çështjen e kualifikimit në gjysmëfinalet e Europa League, pas barazimit 2-2 në sfidën e parë çerekfinale.
Të dyja skuadrat e panë veten në epërsi. Në fillim francezët, që shënuan të parët me Almada në minutën e 25-të. Por United përmbysi shifrat. Joro barazoi përkohësisht në shtesën e pjesës së parë, ndërsa dy minuta nga fundi, Zirkze shënoi golin e dytë për anglezët.
Por në fundion e shtesë, vendasit gjetën sërish rrugën e rrjetës me Sherki, duke vulosur barazimin në këtë sfidë. Gjithçka e hapur edhe në dy çerekfinalet e tjera të Europa League.
Totenhem nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Eintraht Frankfurt, ndërsa pa gola u mbyll përballja me Gllasgou Rangers dhe Atletik Bilbao
Ajo që zhgënjeu, ishte Lacio. Skuadra italiane u mund 2-0 në fushën e Bodo Glimt.
Norvegjezët gjetën rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e dytë, duke hedhur hap të suigurtë drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Europa League, megjithëse në “Olimpiko” për ndeshjen e kthimit i pret një tjetër sfidë./abcnews.al