Guardiola: Kënaqësi të shohësh Leicester. Sterling? Nuk dimë ç’do të ndodhë

schedule16:25 - 21 Shkurt, 2020

schedule 16:25 - 21 Shkurt, 2020

Manchester City luan nesër në një nga transfertat më të vështira të kampionatit. “Cityzens” do të jenë mysafirët e Leicester City dhe nuk fitojnë në “King Power Stadium” prej nëntorit të vitit 2017.

Pep Guardiola ndalet në konferencë për shtyp te situata që po kalon klubi pas pezullimit dy-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe ka një koment për mundësinë e transferimit të Rahem Sterling te Real Madrid.

LEXO EDHE: Sterling: Unë te Reali? Një klub masiv, Luka Modric është më i miri

STERLING – “Futbollistët janë të lirë të flasin çfarë mendojnë. Jam i sigurt për besnikërinë e djemve, po e demonstrojnë prej vitesh. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por jam i sigurt që do të japin gjithçka në këto tre muaj”.

LEICESTER – “Më ka impresionuar kjo skuadër, janë shumë të organizuar, e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe janë të aftë për të gjetur talente. Është kënaqësi të shohësh Leicester duke luajtur. Vardy? Është një nga lojtarët më të mirë që kam parë”.

PEZULLIMI – “Nuk mund të ndryshojmë atë që mendojnë njerëzit, por unë e di se si ne punojmë. Jam krenar për punën tonë, askush nuk na ka ndihmuar dhe kemi ndërtuar vetë gjithçka. Nuk ka mbaruar, nuk ka mbaruar, do të apelojmë vendimin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!