Sterling: Unë te Reali? Një klub masiv, Luka Modric është më i miri

schedule12:58 - 21 Shkurt, 2020

schedule12:58 - 21 Shkurt, 2020

Në një intervistë për Diario AS, sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling foli për ndeshjen e Champions League, mes Manchester City dhe Real Madridit. Ylli i Cityt tha: “Ne u mblodhëm të gjithë së bashku për të parë shortin. Është diçka që e bëjmë gjithmonë dhe kur u vumë përballë Real Madridit, na kapi një e qeshur. Unë mendoj se gjëja më e mirë është të luani menjëherë kundër ekipeve më të mira dhe nuk ka asnjë sfidë më të mirë se Real Madrid.

Të shkosh në Santiago Bernabeu, do të jetë gjithnjë një ndeshje e vështirë. Zidane? Unë mendoj se për të fituar Champions League aq shumë herë, sidomos radhazi, nuk është fat, është padyshim një formulë. Disa njerëz e kanë atë mentalitet fitues dhe ai fiton me çdo mënyrë. Lojtari i preferuar i Real Madrid? Luka Modric. Unë kam luajtur disa herë kundër tij, sidomos me Kroacinë, dhe nuk e di, se si ai “noton” në fushë. Ai ka një stil loje shumë të bukur.

Unë te Real Madrid? Është një nga ato gjëra, askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja, por unë jam një person që jam gjithmonë i hapur për sfida. Them që Real Madrid është një klub fantastik, kur e shihni unifromën e bardhë, e dini saktësisht se sa masiv është ky klub”, tha Sterling mes të tjerash./abcnews.al