Policia e Durrësit raporton se është arrestuar 20-vjeçarja, bashkëpunëtore në vjedhje e Astrit Thaçit. Në kuadër të operacionit “Trajektorja”, pas hekurave ra shtetësja me inicialet A.B, banuese ne Tiranë, njofton policia.
Ajo ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.
Durrës/informacion
Vijon operacioni “Trajektorja”.
Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.
Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.
Në vijim të operacionit “Trajektorja”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.
Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”./abcnews.al
Lexo edhe http://abcnews.al/kapet-autori-i-grabitjes-se-argjendarise-ne-elbasan/