Përfundon raundi i parë i votimit për presidentin e ri të FSHF-së në Asamblenë e përgjithshme të FSHF në Durrës. Në raundin e parë Duka mori 39 vota në favor, kurse Bashkim Fino 22 vota.
Presidenti i ri zgjidhet me 2/3-at e votave, e në rast balotazhi, do të mjaftojë shumica e thjeshtë për të shpallur fituesin.
Në Asamble, sipas statutit të Federatës, marrin pjesë 66 kandidatë me të drejtë vote, që përfshijnë klube e shoqata.
Për 25 nga klubet e futbollit do të votojnë kryetarët e Bashkive apo njerëz të tyre, ndërsa për pjesën tjetër do të hedhin votën presidentët.
Duka: Votoni për futbollin/Fino: Transparencë financiare
Duke renditur sukseset e arritura Armand Duka kërkoi votën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, një votë që sipas tij është për futbollin shqiptar. Nga ana tjetër Bashkim Fino, renditi problemet dhe platformën e tij për të qenë në krye të FSHF.
Duka: Sfidat rëniet e ngritjet më kanë dhënë një leksion që është kthyer në normë.
Çdo sekondë e minutë me dhjetfish energjie e vullnet duke sakrifikuar që ta bëj Shqipërinë të jetë e barabartë mes të mëdhenjve.
Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit, të bashkohemi për të mos zbritur asnjë cm më poshtë. Jo vetëm unë po edhe ju keni përgjegjësi historike e kombëtare.
Futbolli shqiptar ka hyrë në Evropë jam i bindur se shumë të tjerë shqiptarë kudo që ndodhen jo vetëm prej dashurisë që kanë për futbollin presin nga ju të marrin mesazhin e duhur.
Sot futbolli duhet të jetë i pavarur nuk po votoni thjesht Armand Dukën por futbollin shqiptar.
Fino: Përgjatë këtij muaji jam takuar me më shumë prej jush, ndërsa kam prezantuar vizionin tim për futbollin, kam mësuar për problemet dhe pasionin tuaj për këtë lojë për ta çuar këtë sport shumë më lart, atje ku e meriton
Sot jemi në një ditë të rëndësishme ku futbolli ynë ka mundësinë të hyjë në etapë të re historike.
Futbolli është më shumë se një lojë, është shoqëri e shëndetshme.
Nuk kërkoj votën për personin tim, por kërkoj të më votoni për platformën e programin që përfaqësoj. Presidenti i deritanishëm kërkon votën për të përmirësuar ato që nuk ka bërë mirë, pa mohuar arritjet e tij.
Ka eksod të sportistëve.
Ju zoti Duka keni shpërdoruar besimin.
Ka potencial të pashfrytëzueshëm, platforma ime është e qartë.
Angazhohem për fushë të re sportive për çdo bashki.
Transparencë financiare./abcnews.al