Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur të martën një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Grenell i ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa e vënë ndaj Serbisë.
“SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha projektet nese qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.
Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në “Twitter”, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.
“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në “Twitter”./abcnews.al