VIDEO/ Ambasada prezanton Yuri Kim dhe 3 mesazhet e forta: Do punoj që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë

schedule09:23 - 10 Shkurt, 2020

schedule 09:23 - 10 Shkurt, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri duke kryer një mori takimesh me liderët e vendit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një profil të shkurtër të ambasadores Yuri Kim duke theksuar se SHBA-të do të vijojnë të jenë aleatë besnikë të Shqipërisë.

Ajo shprehet se i shërben diplomacisë amerikane prej dy dekadash duke shërbyer në Pekin apo Bagdad, ndërsa thekson se është përpjekur të forcojë raportet e SHBA në botë.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara“, thuhet ne video mesazhin e Kim.

“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE.

Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/220673518963432/