“Po ecja në rrugë kur më kapi një plumb”, policia jep detajet për “përplasjen” në Shkodër, flet e plagosura

schedule23:29 - 5 Shkurt, 2020

schedule 23:29 - 5 Shkurt, 2020

Nga të shtënat me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në Shkodër ka mbetur e plagosur Liljana Jeremia, 35 vjeçe. Mësohet se e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

35 vjeçarja deklaroi se ishte duke kaluar rastësisht kur është plagosur dhe se nuk e dinte se kush ishin ata që kishin qëlluar.

“Po ecja në rrugë kur më kapi një plumb”, thotë e reja në dëshminë paraprake.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që forcat e rendit dhe grupi hetimor, kanë rrethuar zonën për të bërë të mundur mbledhjen e provave që çojnë në zbulimin e autorëve.

Gazetari i ABC News Simon Shkreli raportoi për abcnews.al se në vendngjarje shihet edhe një makinë luksoze tip BMW me targa gjermane, e cila dyshohet se mund të ketë qenë shënjestra.

Nuk dihet ende cili është pronari i saj dhe lidhja me këtë ngjarje.

Policia ka dhënë informacion paraprak sipas të cilit gjithçka ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Burime për abcnews.al thanë se janë shoqëruar disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, teksa në orën në vijim pritet të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

“Shkoder/ Informacion Paraprak

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!