Gilman Lika: U pa që nuk ishte penallti, arbitrat të mos gabojnë me dashje

schedule16:40 - 3 Shkurt, 2020

schedule 16:40 - 3 Shkurt, 2020

Gilman Lika, kapiteni i Vllaznisë, shënoi një gol shumë të bukur në ndeshjen me Bylisin. Mesfushori, pas ndeshjes foli direkt në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe theksoi se e pa që nga stoli se nuk ishte penallti rasti që pretendoi Bylisi në fund të ndeshjes.

“I keni parë rastet që jemi dëmtuar dhe me të drejtë i kemi kontestuar, siç ndodhi edhe sot. Nuk është se duam të bëjmë presion. Qëllimi kryesor është që gabimet të mos bëhen me dashje. Njerëz janë edhe ata, sikurse gabojmë ne e bëjnë edhe ata diçka të tillë. U pa qartë se nuk ishte dora, ndaj reagova ashtu. Ose i ra në shpinë, ose në bark”.

“Eurogoli? Jam i lumtur për golin. Kur shënon kështu golash, ka edhe një ndjesi edhe më të veçantë”, shtoi mesfushori i Vllaznisë, i cili është dakord kur thuhet se arbitrat duhen ndihmuar ndopak dhe jo vetëm të ushtrohet presion mbi ta.

“Jam shumë dakord, ne më të vjetrit duhet t’ua japim një ndihmë. Ua kemi dhënë në Shkodër. Ka pasur raste që jemi penalizuar. Është e rëndë për ne të vijë dikush dhe të na dëmtojë në një ambient si ai në Shkodër. Ideja është që të bëjnë sa më pak gabime dhe të mos ndikojnë në rezultatin e ndeshjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!