Këpuca e Artë: Shkurtaj “nevrikos” Nwabueze, tani ka vetëm një gol më pak

schedule10:35 - 3 Shkurt, 2020

schedule 10:35 - 3 Shkurt, 2020

Kyrian Nwabueze është “fikur”. Sulmuesi amerikano-nigerian i Laçit nuk ka shënuar në katër ndeshjet e  fundit në Superiore, ndërkohë që as në mesjavë kundër Bylisit në Kupë nuk ia doli të shënonte.

Autori 14 golave ne kampionat, veç ndihmës që synon t’i japë Laçit në kampionat, do të dëshironte edhe fitimin e “Këpucës së Artë”. Gara për këtë trofe personal është bërë edhe më interesante tani, pasi Vasil Shkurtaj një ditë më parë e gjeti rrugën e rrjetës dy herë.

Vlonjati i shënoi Flamurtarit dhe tani numëron 13 gola, një më pak se sulmuesi i Laçit. Nwabueze ndërkohë do kërkojë të thellojë sërish diferencën dhe në takimin e sotëm me Skënderbeun do të jetë edhe më i karikuar për të shënuar.

Goli i mungon, ashtu sikurse Laçit i duhet fitorja. Shkurtaj me shumë mundësi e ka karikuar dhe ndaj korçarëve këtë sezon i ka ecur, pasi në dy ndeshjet e mëparshme në kampionat i ka shënuar tre herë, madje ndaj tyre për sulmuesin ishte goli i parë në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!