Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, foli për Supersport pas fitores 2-1 kundër Teutës. Në fjalën e tij, strategu i bardhebluve kryeqytetas tha:
NDESHJA – “Normalisht që ekipi tregoi personalitet dhe karakter në këto ndeshje. Pësuam golin e parë dhe arritëm të përmbysnim brenda një pjese loje, nuk është e thjeshtë. E kemi vlerësuar në maksimum Teutën, e dinim që do të vinin këtu për të marrë pikë. E kishim vlerësuar dhe e dinim që janë një ekip që luajnë në ekuilibër. Jemi ekipi i parë që iu kemi shënuar 2 gola në një pjese lojë. Ata kanë pësuar vetëm 12 gola, 5 me penallti. Është shumë e vështirë kundër Teutës”.
GOLI I SIGURISË – “Këtë e kishim shpjeguar dhe lojtarëve në fundin e pjesës së parë, ekipi kundërshtar kur është me 10 lojtarë, është më e vështirë. Iu kam thënë lojtarëve të shënojnë dhe golin e tretë në pjesën e dytë. Nuk ia dolëm, por në fund rëndësi ka që mbajtëm rezultatin dhe morëm tre pikët që na takojnë”.
PRESINGU – “Pika e referimit tonë, është Michael Ngoo. E kishim përgatitur për presing ofensiv. Këtë gjë, e bëjmë në këtë stadium, një stadium shumë i mirë. Gjatë gjithë ndeshjes, bëmë presing ofensiv”.
FRASHËRI – “Edhe unë kam qenë portier vetë, nuk do ndihesha asnjëherë mirë. Frashëri është portier i mirë në kampionatin shqiptar, normalisht kur ndodhin gabime të tilla nuk është mirë, por kështu është futbolli. Frashëri ishte kyç në ndeshjen kundër Ballshit, shpëtoi gola pafund. Kështu është futbollit, jeta vazhdon”.
AIR ALBANIA – “Selman Stermasi është shtëpia jonë, nuk do t’i luajmë të gjitha ndeshjet në Air Albania, vetëm ndeshjet e veçanta. Selman Stermasi mbetet shtëpia jonë”, tha Egbo./abcnews.al