Aksident te ura 6 metroshe në Kukës, një i vdekur

schedule11:00 - 2 Shkurt, 2018

schedule 11:00 - 2 Shkurt, 2018

Drejtuesi i një mjeti mbeti i vdekur në “Rrugën e Kombit” në vendin e quajtur “Ura 6 metroshe” në drejtim të Kukësit. Sipas policisë shkak ishte përplasja e dy makinave, një Wolsvagen me një furgoni tip Benz.

Nga përplasja e fuqishme llamarinat e makinës fluturuan në një rreze të gjerë. Vetë volsvageni u dëmtua i gjithi.

27 vjeçari nga Shtiqni i Kukësit Petrit Shehu kryeinspektor shëndetësie, udhëtonte i vetëm në këtë makinë në drejtim të Shishtavecit.

Ai u përplas me një furgon benz që u udhëtonte në drejtim të Kukësit.

Aksidenti rrugor ndodhi në kryqëzimin e nënkalimit të Rrugës së Kombit me daljen për në Shishtavec tek Ura gjashtëmetroshe.

Udhëtarët e rastit e nxorrën me shumë mund nga automjeti dhe e nisën drejt spitalit rajonal të Kukësit, por 27 vjeçari nuk i shpëtoi plagëve.

Drejtuesi tjetër u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij askidenti që i mori jetën një të riu.

Pak më herët një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kombit, vetëm katër kilometra larg aksidentit me vdekje.

Një fuoristradë doli nga rruga në afërsi të urës së Drinit të Zi. Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale e lëndime të lehta të udhëtarëve që ishin nisur drejt Kosovës.

Sipas policisë fuoristrada ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, por ka ndikuar edhe lagështira.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!