Kryesia e Kuvendit të Kosovës cakton datën 3 shkurt për votimin e ekzekutivit të ri

schedule15:47 - 31 Janar, 2020

schedule 15:47 - 31 Janar, 2020

Kurti ka kërkuar seancën më datë 3 shkurt pa një marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën synon të bashkëqeverisë por nuk po pajtohen meqë LDK po kërkon postin e kryeparlamentarit për një vit, derisa të votohet presidenti e më pas ky post ti takoj sërish LVV-së.

Kryetari i Kuvendit Konjufca i cili u zgjodh në këtë post  në seancën konstituive e votat e LDK-së por që këto dy parti kishin shkuar në seancë pa marrëveshje thotë se nuk është koha e dorëheqjeve.

Ai shpreson se deri të hënën do të arrijnë marrëveshjen me LDK-në.

Sikurse propozimi i Kurtit për kryeparlamentar në LDK thonë ti ketë zënë në befasi edhe kërkesa e Kurtit për seancën për votimin e qeverisë vendim për të cilin nuk është njoftuar LDK-ja.

Një ditë më parë kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një intervistë ka thënë se nëse nuk arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje mund tua jap votat LVV-së si qeveri e pakicës por jo pa e parë paraprakisht programin e tyre qeverisës.

Ndërsa në rast të dështimit AAK-ja është e gatshme të bisedojë për ndonjë mundësi për të nxjerrë vendin nga bllokada.

Në rast se Kurti të hënën nuk arrin ti marrë votat e mjaftueshme për të qeverisur me vendin, atëherë në bazë të Kushtetutës janë edhe 10 ditë afat për një përpjekje të dytë për të krijuar qeverinë dhe është në diskrecion të presidentit të caktoj mandatarin i cili garanton se i ka 61 vota për formimin e qeverisë.

Në rast të dështimit të dytë atëherë brenda 45 ditësh vendi shkon në zgjedhje të reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!