Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i mandatuar për të formuar qeverinë e re i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës thirrjen e seancës plenare për votimine e qeverisë së re. Nuk dihet ende se si do ti gjejë numrat për votimin e qeverisë, pasi deri më tani Isa Mustafa nuk është shprehur pro koalicionit.
Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, të premten pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re.
“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e VV-së.
Sakaq Gazeta Express në Kosovë shkruan se Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar për herë të fundit të hënën, ku ishin edhe ambasadorët e QUINT’it por pa mundur të gjejnë gjuhën për formimin e koalicionit./abcnews.al