Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Na hapni varrin kur të vdesim, s’kam asnjë ankesë: Banori i Thumanës tregon merakun e vetëm që ka

schedule13:24 - 27 Janar, 2020

schedule 13:24 - 27 Janar, 2020

Janë bërë dy muaj që prej tërmetit të 26 nëntorit. Një pjesë e mirë e banorëve gjenden ende në çadra, kurse të tjerë në shtëpi me qira edhe pse çmimi i tyre është rritur ndjeshëm.

Por, ka edhe prej atyre që nuk presin shumë në këtë situatë duke thënë se janë të kënaqur me çfarë iu është ofruar, raporton abcnews.al.

“Nuk kam asnjë ankesë sepse nuk jemi vetëm ne në këtë situatë dhe bashkia apo shteti s’ka ç’tu bëjë të gjithëvë. Na kanë sjellë ndihma dhe para me bollëk”, tha një banor i intervistuar nga gazetari i Abc News, Juxhin Mustafaraj.

Megjithatë, ai e ka një hall dhe kjo lidhet me vdekjen.

“Një kërkesë të vetme kam: Kur të vdesim unë dhe gruaja të na hapin varrin të paktën që mos kemi shpenzime të tjera”, shprehet banori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!