Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 10 persona të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve apo mund të ndihmojnë hetimin për atenatin, ku mbetën të plagosur Nikollaq Çepaj bashkë me kunatin e tij, Roland Çepaj.
Pas kqyrjes së vendit te ngjarjes, ekspertiza ka gjetur mbi 15 gezhoja kallashnikovi. Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa ka arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të Çepajve.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që makina dhe targat të jenë të grabitura.
Dyshimet kryesore të atentatit lidhen me të shkuarën e 36-vjeçarit Nikollaq Çepaj, që sapo ishte liruar nga burgu, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë. Ai ishte arrestuar ne qershor 2018 per nje ngjarje te ndodhur me 16 maj ne lagjen “Pavaresia” të Vlorës. Bëhet fjalë për atentatin brenda ambjenteve të një lokali, ku mbeti i plagosur më armë zjarri 34-vjecari Eraldo Lazaj. Pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të të plagosurve, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë identifikimin e autorit/ve.
36-vjeçari Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Truamës si pasojë e një plumbi në kokë. Ai ka marrë 5 plumba, në kokë, ne legen dhe shpinë. Ndërsa Roland Çepaj, 27 vjeç, ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al