Merkato e janarit vazhdon të ketë zhvillime shumë interesante. Lajmi më befasues vjen nga Franca, pasi mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa është shumë pranë largimit. Francezi ka dështuar në kryeqytet dhe më shumë ka qenë “turist” në kampin e kampionëve të Ligue 1.
Megjithatë, interesimi për të nuk ka munguar, edhe pse minutat kanë qenë të limituara në fushën e lojës gjatë viteve të fundit. Ekipi i Arsenalit është gati të paguajë deri në 7 milionë euro për shërbimet e 27 vjeçarit, i cili konsiderohet si dështim në Francë.
Gjatë kohës kur Kurzawa luante për Monacon, ishte një ndër talentet më premtues, por që nga transferimi i tij te PSG, ka bërë paraqitje për t’u harruar. Arsenali është në krizë dëmtimesh, sidomos në prapavijë, dhe është gati të bëjë këtë lëvizje befasuese, për të transferuar në Londër mbrojtësin francez.