Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer takohet me Yuri Kim.
Ambasada e SHBA e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për zgjedhoren. “Qëndrim i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit, marrëveshja për Zgjedhoren lajm pozitiv”, shkruan në statusin e saj Ambasada e SHBA.
Gjithashtu Ambasada amerikane thotë se se dy ishin çështjet më të rëndësishme, konflikti SHBA- Iran si dhe marrëveshjen mes palëve politike në Shqipëri për Reformën Zgjedhore.
Statusi i Ambasadës së SHBA
??️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise./abcnews.al