27 të arrestuar për ndërtimet, familjarët mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë Tiranë

schedule20:19 - 14 Janar, 2020

schedule 20:19 - 14 Janar, 2020

Prokuroria e Tiranës pas 1 muaj e gjysmë hetime ka gjetur një sërë shkeljesh me ndërtimet në Tiranë. Dëmet në banesa u evidentuan pas termetit të 26 nëntorit. Burimet konfirmojnë se janë prerë 38 fletë-arreste për ish-funksionarët e komunave Kashar, Farkë dhe të bashkisë së Vorës.

Gazetari Andi Qosja në një raportim live nga Drejtoria e Policisë së Tiranës tha se janë bërë 60 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm për dëmet e shkaktuara nga termeti në Kashar, Unaza e Re, Farkë, Kombinat, Liqeni Thatë, etj.

Sakaq, janë arrestuar deri më tani 27 persona, që dyshohet se kanë shkelur ligjin, dhe konkretisht nenin 248 të Kodit Penal (shpërdorim detyre).

Pasi kanë mësuar për ngjarjen, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë mbledhur shumë familjarë të personave të ndaluar dhe të arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte. /abcnews.al

EMRAT/ Nisin arrestimet në Tiranë, deri tani 27 ish-zyrtarë, ndërtues e arkitektë bien në pranga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!