Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.
50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./abcnews.al

