Mesazhi ishte i qartë: 300 mijë euro, në të kundërt kërcënohej jeta e tij dhe e familjes.
Pas denoncimit, blutë e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në Vorë nisën hetimet për identifikimin e autorit, çka çoi në arrestimin në flagrancë të Ardian Mukës.
Sipas policisë, 56-vjeçari dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’u marrë shumën prej 300 mijë eurosh.
Gjatë kontrollit në banesën e Mukës, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.

