Sot kremtohet 114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në Sheshin e Flamurit, në Vlorë janë bërë përgatitjet për ceremoninë zyrtare, në vendin ku më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri kuqezi nga Ismail Qemali.
Krerët e shtetit do të jenë sot në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit në 10:00.
Atmosfera festive ka mbledhur qytetarë të shumtë, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga qytete të tjera të vendit, të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e festimeve në këtë ditë të veçantë.
Qytetarët përcjellin emocionet dhe urimet e tyre për 28 Nëntorin, duke kujtuar rëndësinë historike të kësaj date dhe krenarinë për simbolin kombëtar.
Vlora, qyteti ku nisi historia e Shqipërisë së pavarur, është edhe këtë vit në qendër të festimeve kombëtare.


