Napoli flirton me fitoren, por në fund nuk shkon më shumë se barazimi në transfertën kundër Manchester City në Champions League. Sfida e luajtur në “Ettihad” u mbyll në barazim 2-2, një rezultat që I rri ngushtë italianëve, që kryesuan dy herë.
Pas pjesës së parë të mbyllur me raste, por pa gola, ndeshja u zhbllokua në minutën e 55-të.
Hojlund ndali topin në rrjetë për festën e Masimilliano Allegri dhe të besuarve të tij.
Përgjigja e të zotëve të shtëpisë erdhi shpejt, ndërsa në të 67-të, Bouaddi barazoi shifrat me ralizimin e parë të tij në Champions me “Cityzens”.
Anglezët provuan të kthenin sfidën në anën e tyre, por do të merrnin një tjetër goditje në minutën e 76-të, kur Noah Lang shënoi golin e dytë për Napolin.
Por shpresat e italianëve për të dalë me tri pikë nga fusha u shuan vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Cherki shpëtoi vendasit nga humbja, duke vulosur barazimin në këtë sfidë.
Me këtë rezultat, Manchester City mbetet në vendin e gjashtë, në zonën e kualifikimit direkt me 10 pikë, ndërsa Napoli nuk del nga zona e eliminimit me vetëm katër pikë në vendin e 27-të të klasifikimit në fazën e ligës në Champions.



