Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vizioni ynë, Shqipëria në BE”/ Rama: Buxheti, rishpërndarje më e drejtë e të ardhurave për qytetarët

schedule11:38 - 18 Nëntor, 2026

schedule 11:38 - 18 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se vizioni i mazhorancës, është Shqipëria në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se buxheti 2027, do të ketë rishpërndarje më të drejtë të të ardhurave për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë për disa deputetë të opozitës.



“Ne nuk shkojmë pas iluzioneve, ne shkojmë pas një vizioni. Vizioni i Shqipërisë në Bashkimin Europian sot, jo pas 10 apo 20 vjetësh. Një Shqipëri ku ka rishpërndarje më të drejtë, ku rritja ekonomike nuk zgjeron hendekun mes Shqipërisë që ndryshon dhe njerëzit që përjetojnë pasojat e këtij ndryshimi. Këtë hendek, vetëm ne mund ta ngushtojmë. Ne e shohim dhe e dimë se nga vjen. Jo ajo zonja që thotë vjedhje, vjedhje, bashkë me atë që rrinte këtu edhe merr fjalën midis seancave, kur sheh në internet se çfarë pantallonash të blejë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!